Fisniket bendi

Pop bend-i FISNIKËT u formua në vitin 1980 gjatë kohës kur në Kosovë mbretëronte një atmosfere e volitshme për zhvillimin Rock-ut lokal. Atëbotë veç ishte formësuar një tradite dhe ngjyrë autoktone në këtë stil të muzikës. Bend-at ‘Gjurmët’, ‘Ilirët’, ‘Minatori’ e të tjerë gjatë kësaj kohe mbretëronin në Rock-Pop skenën kosovare, kurse ‘Fisnikët’ e plotësuan këtë me stilin e tyre të ashtuquajtur akustik, ku përcjellja e këngëve bëhet me kitare akustike.